Red Bull, kompania e njohur e pijeve energjitike, ia ka dalë mbanë ta kthejë Lajpcigun në një ndër superfuqitë e Gjermanisë, sepse në pak vite klubi modest ka ngjitur 4 kategori dhe sezonin e ardhshëm do të jetë në Bundesligë. 

Megjithatë, Red Bull nuk kënaqet me kaq, sepse suksesi sportiv duhet të ecë paralel me atë financiar. Për pasojë, në Lajpcig po projektojnë ndërtimin e një stadiumi të ri, praktikë e ndjekur edhe në klubet e tjerë që zotëron Red Bul. 

Aktualisht Lajpcigu ka një stadium 43.000 vendësh, por me sa duket nuk mjafton. Red Bull ka gati 300 milionë euro për një stadium 70.000 vendësh, ndërkohë që stadiumi aktual konsiderohet jo funksional dhe me probleme të mëdha, edhe pse u ndërtua në vitin 2006, për Kupën e Botës, ndërsa ka degraduar që atëherë, edhe për faktin se nuk është përdorur nga ndonjë klub i Bundesligës.