I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryebashkiakut Elvis Rroshi në lidhje me arrestimin e tij. Ai ka deklaruar se do të provojë me çdo kusht pafajësinë dhe se mirëpret ballafaqimin me drejtësinë e Sali Berishën, për të provuar më pas pafajësinë e tij.
Rroshi e cilëson ordiner sulmin ndaj tij dhe në një status në profiling e tij Facebook shkruan se avokatët e tij italianë ishin shokuar nga akuzat ndaj tij.
Statusi:
“E mirëpres ballafaqimin me drejtësinë e Sali Berishës dhe do të provoj gjithë pafajësinë time për këtë poshtërsi. Kam angazhuar avokatë të njohur italianë që janë skandalizuar me gjithë këtë sulm ordinerësh ndaj meje. Ata më kanë siguruar se kjo është diçka e pabesueshme dhe betejen sado e gjatë te jetë do ta fitojmë. Prokuroria nuk ka provuar asgjë përveç atyre që kam deklaruar vetë. Më akuzojnë për dëbime ku jam dëbuar si mijëra emigrantë të tjerë në tufë, po ku nuk kam bërë asnjë gjyq dhe s’kam marrë asnjë dënim. Le të më akuzojnë për çfarë të duan tjetër. Ky arrestim është kriminal sepse nuk mund të arrestosh njeriun për deklarim të rremë pa e provuar që ka qenë i tillë. S’ka problem unë jam mësuar me padrejtësira dhe kam lindur per t’i mbijetuar çdo padrejtesie. E sigurtë është që Kavajën Sali Berisha nuk ka për ta marrë më edhe sikur shtatë pashë nën dhe të më fusin mashat e tij. Këtu do jemi!”, citohet në mesazhin e Rroshit.





