Bes Kallaku njihet për humorin e tij dhe për situatat e ndryshme që krijon në jetën e përditshme.

‘Përmbytjet’ e ditës së sotme që erdhën si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, nuk kaluan pa u komentuar nga humoristi.

Kësaj here Bes Kallaku ka menduar të bëj një video humoristike dhe ironizuese në një nga rrugët e lagjes ‘Don Bosko’ në Tiranë.

“Baywatch nga Don Bosko. Miçi”, shkruan Besi bashkangjitur videos ku shihet duke vrapuar zbathur e me pantallona të shkurtra nëpër ujë.