Pas akuzave të kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në profiling e tij në rrjetin social ‘Facebook’, Rama në kohë reale theksoi se në asnjë moment ai nuk ka pranuar për "vendet e rezervuara".

“Dikush duhet t’i thotë Lulzimit që s’kam thënë asgjë të re sot nga ç’thashë pas takimit me të dhe s’kam pranuar as sot vendet e rezervuara!”, shkruan ai.  Teksa ka ndjekur deklaratën e Bashës, Rama i është kundërpërgjigjur edhe njëherë kreut të PD, duke thënë se partitë politike duhet ti kenë larg duart nga skanimi.

“E përsëris: Formulë zgjidhje me opoziten po, kompromis partiak per skanimin e gjykatësve e prokurorëve kurrë! Partitë  larg duart nga skanimi!”, u shpreh Kryeministri Rama.