Bebe Rexha është cilësuar si një nga talentet e radhës në muzikë. Bukuroshja me origjinë shqiptare po bën të pamundurën për ta mbajtur këtë ‘kurorë’ dhe për të tërhequr vëmendjen e publikut.
26-vjeçarja mbërriti në Festivalin e Krenarisë në Los Anxhelos fundjavën e kaluar me një kostum të ngushtë dhe shumë të hapur përpara.
Ajo kishte veshur edhe një peliçe të zezë që e mbulonte, por shumë shpejt e hoqi atë, duke treguar linjat perfekte.





