Drafti i reformës në drejtësi që do të dorëzohet nesër në Komisionin e Posaçëm, përfshin edhe nenin për mosdiskriminimin për shkak të orientimit seksual.

“Askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla si gjinia, raca… orientimi seksual etj”,- thuhet në nenin 18 paragrafi 2.

E ndërkohë  ky nen ka gjetur kundërshti në radhët e deputetëve të opozitës, mazhorancës si dhe në komunitetet fetare. Sipas tyre miratimi i këtij neni do t’i hapë rrugën martesave brenda të njëjtit seks në vendin tonë.