Një sëmundje e rrallë është shfaqur tek një bebe në qytetin Amravatin, në Indi. Foshnja ka lindur pa lëkurë në të gjithë trupin, trupi është i mbështjellë me “pllaka” të trasha, të bardha të ndara nga çarje të thella.

Mjekët shpehne se kjo është një sëmundje e rrallë dhe se vazja duhet të kujdeset gjatë gjithë jetës për lëkurën e saj, kjo është një sëmundje e rrallë për të cilën mjeksia nuk ka se çfarë të bëj. 

Pediatri Yash Banait tha: “Nuk ka shërim për këtë sëmundje. Gjithçka shkenca mund të bëjë është që të përpiqet për të mbajtur gjallë fëmijën”.

Sipas mediave të huaja, foshnja e cila ka lindur me një prerje cezariane, do të duhet të lyhet vazhdimisht me vazelinë dhe vaj kokosi, si dhe duhet të marrë shtesa të veçanta ushqyese.

Mjekët gjithashtu kanë thënë se fëmija nuk po përjeton ndonjë vështirësi në frymëmarrje dhe se është në një gjendje të qëndrueshme.