Hackerat shpeshherë venë në vështirësi jetën e shumë personave. Të shumta janë rastet kur personazhet publik kanë rënë pre e tyre.
Duket se kjo gjë ka ndodhur edhe me Dafin e cila kohët e fundit ka filluar t’i fshijë një nga një të gjitha postimet e saj, derisa një prej fansave e ka pyetur pse po e bën këtë gjë. Pa e zbuluar arsyen, Dafi u kthen përgjigje duke thënë të mos shqetësohen për këtë pjesë: “Ju lutem, mos u shqetësoni për ato që fshij unë” – shkruan këngëtarja në komente.
E ndjekur nga më shumë se 600 mijë fansat në profilin e saj në Instagram, Dafina Zeqiri është mjaft aktive në rrjetet sociale ku poston shpesh foto dhe video nga jeta e saj artistike. Po veprimi i saj i fundit ka merakosur fansat e saj.





