Një person i pajetë është gjetur në banesën e tij në lagjen nr. 1 në Sarandë.
Sipas burimeve policore, 30-vjeçari me inicialet E. D., është gjetur i vdekur në banesë nga i vëllai.
Bëhet e ditur se policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe pas këqyrjes së trupit të viktimës, ka konfirmuar se nuk ka asnjë shenjë dhune.
Policia ka nisur hetimin për sqarimin e shkaqeve të vdekjes së të ndjerit.





