Gjykata Kushtetuese ka vendosur që të shqyrtojë pretendimet e ish-kryebashkiakut të Dibrës Shukri Xhelili për rikthimin e tij në detyrë, i cili u shkarkua menjëherë pas skandalit seksual në të cilin u përfshi, ku i kërkonte favore seksuale një vajze në këmbim të një vendi pune.
Dhoma e Këshillimit pranë kësaj gjykate, ka vendosur që pas shqyrtimit të pretendimeve, të vendosë nëse do të mbetet në fuqi vendimi i shkarkimit të tij apo jo, dhe ky vendim do të merret në seancë gjyqësore.
Xhelili u shkarkua me vendim të Këshillit të Ministrave menjëherë pas videos së bërë publike të skandalit me 20-vjeçaren nga Dibra.





