Të bukur dhe elegantë edhe me corape të gjata dhe bluzë: ja cilët janë futbollistët më tërheqës  sipas klasifikimit të revistës franceze Madame Figaro.

Janë protagonistët e ëndrrave  të tifozëve, si meshkuj edhe femra. Nëse meshkujt presin ti shohin në aksion duke shënuar gol dhe duke bërë një lojë të bukur skuadre, femrat presin me padurim momentin ti shohin ata në fushë. Po flasim për futbollistët dhe në mënyrë të vecantë për ata që janë pjesmarrës në Europian.

Për Euro 2016, revista franceze Madame Figaro ka bërë një klasifikim të më të bukurve si në fushë edhe jashtë saj. Sepse të jemi të sinqertë lojtarët vrapojnë jo vetëm në fushën e blertë por edhe nga një lokal në tjetrin  duke na shfaqur edhe fizikun e tyre që e kanë arritur me një punë të lodhshme disa vjecare.

Më i pëlqyeri me 60 milion ndjekës në Instagram është Cristiano Ronaldo, ylli i  Real-it të Madrid-it, por nuk është i vetmi. Është buzëqeshja e Graziano Pellè dhe sytë e portierit zvicerian Yann Sommer, shikimi djallëzor i  Mats Hummels, qënder mbrojtësit  të kombëtres gjermane.

Me gjithë këta lojtarë sexy në fushën e blertë të shohim kush do të fitojë?