Serbia nuk do të anëtarësohet në BE, nëse nuk pranon që Kosova të bëhet anëtare me të drejta të plota e OKB-së.

Ky është kushti që Gjermania po i vë Serbisë. Një deputet gjerman nga koalicioni i Merkelit CDU/CSU, duke folur për gazetën serbe “Danas”, ka thënë se qëndrimi i Berlinit i është komunikuar Beogradit dy vjet më parë.

“Udhëheqjes së shtetit serb, para dy vitesh u ishte thënë se anëtarësimi i Kosovës në OKB do të jetë një nga kushtet që Serbia të pranohet në BE. Atëherë na thanë se nuk do ta ratifikojmë anëtarësimin e Serbisë në BE, nëse Serbia nuk e pranon që Kosova të bëhet anëtare me të drejta të plota e OKB-së. Megjithatë, kjo mbetet një çështje e hapur në partinë time, sepse ka mendime të ndryshme të deputetëve të Bundestagut”, tha deputeti.

Më tej ai thekson se ka ardhur koha për të nisur procesin e njohjes së anëtarësimit të Kosovës në OKB duke bindur njerëzit në Partinë Progresive Serbe të bien dakord për këtë kërkesë.