Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), po ndjek me vëmendje situatën e krijuar në rrjetin e shpërndarjes si pasojë e reshjeve intensive të shiut që kanë përfshirë mbarë vendin.
Mësohet se rreth 1700 punonjës nga 10 drejtoritë rajonale të tensionit të lartë në OSHEE, janë në gatishmëri për t’iu përgjigjur çdo problemi dhe avarie në linjat 35KV dhe pajisjet e nënstacioneve.
Vëmendje i është kushtuar sidomos furnizimit me energji të fiderave që furnizojnë hidrovorët, spitalet, dhe objekte të rëndësishme administrative.
Mësohet se pa energji ka mbetur nënstacioni në Kavajë, Ballaj, Rrogozhinë, ndërsa nënstacioni Skelë është jashtë pune pasi është përmbytur nga reshjet e shiut.
Zonat pa energji
Durrës: Nikël, Borizanë, Sukth, Karpen, Manzë , Hamallaj, Spitallë, Kryevidh
Shkodër: Rrethina,Velipojë,Zejmen,Gjadër, Ishull Shëngjin, Iballë, Qelëz pjeserisht, Gjegjan, Shënkoll Tale, Kelmend, Koplik
Elbasan: Godolesh, Gjinar, Mollas, Orenjë, Hotolisht, Labinot
Berat: Terpan, Starovë, Potom, Divjakë , Hysgjokaj , Mërtish, Sinje
Gjirokastër: Qesarat, Krahës, Kalivac, Dragot, Piskovë, Konispol, Memaliaj
Kukës: Golaj, Fajzë, Pac
Burrel: Reps, Zenisht, Mamurras, Zhei, Sllovë, Rrëshen
Fier: Portez, Kraps, Mbrostar, Levanm Libofshë, Karavasta, Cakran, Patos, Ballsh
Korçë: Bitinckë, Liqenas
Vlorë: Kocul, Orikum, Xhuherinë, Selenicë, Dukat, Radhimë, Mifol, Cerkovinë, Lepenicë, Treblovë, Kaninë, Zvërnec, Novoselë
Pranë të gjithë fiderave që ushqejnë hidrovorët janë grupet e gatishmërisë të cilët shërbejnë 24 orë.





