Një shqiptar 29-vjeçar është arrestuar nga policia italiane në Firenze, pasi është kapur në flagrancë teksa ruante lëndën narkotike me dy qentë e tij të racës Pitbull.
Mediat italiane shkruajnë se shqiptari, Taulant Pasho, rezulton i skeduar edhe më parë nga policia.
Këtë herë ai është kapur me 6 kilogramë marijuanë në ambientet e një garazhi tek i cili kishte fshehur sasinë e drogës, teksa ajo ruhej nga qentë e egër.
Lënda narkotike ishte ndarë në katër qese të zeza dhe e mbështjellë me letër celofan.





