Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka goditur një tjetër rast kontrabande duke arrestuar 4 efektivë policie.
Në pranga ranë Agim Berisha 48 vjeç, me detyrë shef i stacionit të Policisë Shishtavec; Agron Nela 41 vjeç, inspektor me detyrë trup shërbimi në Stacionin e Policisë Shishtavec; Mursel Memishaj, inspektor me detyrë trup shërbimi në Stacionin e Policisë Shishtavec dhe Mirel Dalaci 40 vjeç, inspektor me detyrë trup shërbimi në Stacionin e Policisë Shishtavec.
Arrestimi i tyre u bë sot në orët e para të mëngjesit, pasi më 11 qershor kanë lejuar kalimin në PKK Shishtavec të automjetit tip “Scania” me targë AA763DC, i cili transportonte 16 800 kg kafe kontrabandë, të ndarë në 280 thasë me peshë 60 kg secili.





