Gdira Duma ditën e djeshme ka festuar ditëlindjen në një festë surprizë të organizuar për të. E ftuar në Pogradec si folëse nderi, në projektin e UNESCO-s mbi zhvillimin e rajonit të Ohrit, zonja Duma mesa duket ishte “dekonspiruar” nga miq të saj dhe në pushim të Konferencës, të ftuarit i bënë një festë surprizë për ditëlindje, raporton Panorama.plus.
Grida Duma, është një nga gratë më të zonja, por edhe më të bukura që ka politika shqiptare. Ajo mbushi dje 39 vjeç, që do të thotë se rruga e saj në politikë do të jetë e gjatë, pasi jo vetëm formimi, por edhe koha punon në favor të saj.





