Shteti Islamik ka marrë përsipër sulmin me 50 viktima dhe mbi 53 të plagosur në një klub nate homoseksualësh në Orlando të Florida-s.
Autori i masakrës i identifikuar si Omar Saddiqui Matteen, shtetas amerikan me origjinë nga Afganistani, sipas ISIS-it, është një luftëtar i tyre.
Pak para sulmit, Matteen i cili ka lindur në New York nga prindër afganë, ka telefonuar policinë në 911-n, ku është zotuar për besnikëri ndaj liderit të ISIS Abu Bakr al-Baghdadi, thanë zyrtarët e zbatimit të ligjit..
Agjencia e Lajmeve të Shtetit Islamik “Amaq” tha se grupi militant islamik ishte përgjegjës për sulmin me armë.
“Sulmi i armatosur që pati shënjestër një klub nate të gay-ve në qytetin e Orlando në shtetin amerikan të Floridës dhe që la më shumë se 100 persona të vdekur dhe të plagosur është kryer nga një luftëtar i Shtetit Islamik”, raportoi “Amaq”.
Gjatë sulmit, mësohet se Mateen ka përmendur gjithashtu vëllezërit Tsarnaev që kryen sulmin në Maratonën e Bostonit.
Por babai i autorit, Mir Seddique, tha për “NBC News” se djali i tij është zemëruar kur pa disa muaj më parë duke u puthur dy burra në Miami.
“Kjo nuk ka të bëjë me fenë. Ne kërkojmë falje. Nuk ishim në dijeni të ndonjë veprimi që ai ishte duke marrë. Jemi të shokuar”, tha ai.





