6712 ton mallra kanë hyrë në portin e Durrësit këtë të dielë, ndër të cilat:
-2562 ton melaminë janë shkarkuar na kalatën 2;
-899 ton makineri në kalatën 5;
-3251 ton grurë në kalatën numër 4.
Me fluks të madh duket se vjen edhe java e ardhshme përsa i përket volumit të punës në shkarkim, në portin më të madh në vend. Plot 17 146 ton materiale inerte do të shkarkohen vetëm për 3 ditë të javës në vijim nga anijet e ndryshme të transportit. Kështu me datë 13 në kalatën 5 do të shkarkohen 3300 ton xhama.
Në datën 14 qershor në port do të hyjnë si produkte importi 5091 ton qymyr në kalatën 11 dhe 4019 ton çimento në kalatën numër 2.
E ndërsa 4736 ton tuba çeliku do të shkarkohen në kalatën 10, me datë 6 qershor.





