Pas përfundimit të ndeshjes me Turqinë, ylli i përfaqësueses së Kroacisë, Darijo Srna, ka marrë një lajm të hidhur.

Kapitenit kroat i ka vdekur babai dhe ai është informuar për këtë vetëm pas përfundimit të ndeshjes.

Nga informacionet që janë publikuar deri më tani besohet se ai ishte i sëmurë me kancer, shkruan tg.
Darijo Srna ka qenë duke luajtuar në fushën e blertë, ku Kroacia fitoi ndaj Turqisë me golin Luka Modric.

Vetëm pak minuta pas lojës atij i është dhënë lajmi i trishtë.