Gjykata për Krimet e Rënda kërkoi caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për 3 persona, të dyshuar për “vrasje të punonjësit të policisë” në tentativë dhe “arrest me burg” me afat 40 ditë për 5 të tjerë, te dyshuar për “armëmbajtje pa leje” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, lidhur me konfliktin e armatosur pranë hotel “Univers” në Elbasan, ndërmjet disa persona dhe dy punonjësve të policisë, me detyrë vëzhgimi.

Për personat që është kërkuar masë me afat, Prokuroria është në pritje të ekspertimeve përkatëse, për të përcaktuar rolin e tyre në ngjarje lidhur me veprat për të cilat dyshohen. Kërkesat e Prokurorisë u pranuan nga Gjykata për Krime të Rënda.

Disa ditë më parë, anëtarë të familjes Çapja dyshohet se kanë qëlluar me armë dy punonjës policie. Shkëmbimi I zjarrit ka vazhduar për disa minuta duke krijuar panic tek qytetarët.

Pas kapjes në flagrancë të shtetasit Ardian Çapja nga FNSH, në ambientet e hotelit “Univers” si dhe përreth janë bërë kontrolle të imtësishme ku janë sekuestruar më cilësinë e provës materiale 1 pistolete, një krehër me 7 fishekë, një automatik mod-56 2 krehra me fishekë,72 fishekë “model 54”, 855 fishekë, 73 kapsolla detonatore, sende këto të kundraligjshme, të cilat dyshohet se janë tentuar të fshihen në momentin e shkëmbimit të zjarrit nga shtetasit Jetmir Shehu, Fiqiret Mece, Kastriot Peqini, Ambri Sinakolli dhe Serxhio Hakilja.

Gjykata duke pranuar pretendimet e Prokurorisë, vendosi:

“Arrest ne burg”, si të dyshuar për “vrasje të punonjësit të policisë”, mbetur në tentativë, dy herë:
1. Ardjan Çapja
2. Florenc Çapja
3. Bledar Muça

“Arrest ne burg” me afat 40 ditë, si të dyshuar për “armëmbajtje pa leje” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”
1. Jetmir Shehu
2. Fiqiret Meçe
3. Kastriot Peqini
4. Ambri Sinakolli
5. Serxhio Hakilja.