Targat nuk ishin prodhuar, ndërsa policia i fuste në burg drejtuesit e motorëve të patarguar.

Me dorë të hekurt policia e qarkullimit rrugor bllokoi të gjithë motorët që qarkullonin të patarguar në rrugë, dhe si masë ndëshkimore të gjithë drejtuesit e tyre u proceduan penalisht  dhe në raste flagrante u arrestuan e u futën në burg.

Po ndërsa rregullat për të targuar këto mjete u ashpërsuan deri në burgim të poseduesve të tyre, të gjithë drejtuesit e mjeteve që aplikuan për të targuar motorët, kanë pritur së paku 2 muaj. Kjo pasi targat nuk ishin prodhuar e nuk kishte as gjendje në Drejtorinë e Shërbimit të Transportit Rrugor në Durrës.

Vetëm gjatë kësaj fundjave është bërë i mundur furnizimi, ndërsa fluksi i qyterëve në pritje ka qënë i lartë. Të githë kanë paguar taksa e detyrime, por kanë qenë të detyruar të prisnin shtetin të sillte targat, i njëti shtet  i cili i fut në burg, në mungesë të tyre.

Nëndrejtori i Drejtorisë Rajonale të Transportit Rrugor në Durrës, Dashamir Blakçorri, në një prononcim për Durrës Lajm tha se ka një fluks shumë të madh për pajsjen me targa të motorëve, kjo pasi prej vitit 2010, nuk ishin targuar këto mjete dhe drejtuesit e tyre nuk ishin të pajisur me dokumentacion të nevojshëm.  

K.H.