Një takim me grupin negociues nga Beogradi është mbajtur në Bruksel, mirëpo ky debat rezultoi të ishte shumë i nxehtë, shkruan Deutsche Ëelle (DW), duke cituar një dokument konfidencial i cili kishte arritur në redaksinë e tyre në Bruksel.
Sipas dokumentit dhe DW, Gjermania është shprehur se negociatat për anëtarësimin e Serbisë ne BE do të fillojnë atëherë kur të arrihet një progres në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Gjithashtu, ajo që i kërkohet është të mbrojnë pakicat në Serbi, transmetohet nga Indeksonline.
Nga përfaqësuesit gjermanë, ishin theksuar gjatë takimit se nëse Serbia dëshiron të hapë kapitullin për negociata në BE, atëhere duhet të normalizohen marrëdhëniet me Kosovën.
Kjo nuk vlen për kapitullin e hapur 35 (marrëdhëniet me Kosovën), 32 (kontrolli financiar) e as për 23 dhe 24 (drejtësi, liri, siguri, të drejta të njeriut) që pritet të hapet së shpejti.
Berlini kërkon nga Beogradi dhe Prishtina të vazhdojnë dialogun teknik dhe Serbia të formojë sa më shpejt qeverinë e saj.





