Pasditen e sotme një person ka humbur jetën, si pasojë e një aksidenti në Kukës. Mësohet se një automjet me targa AA965 HM ka dalë nga rruga si pasojë e lagështirës e për pasojë 3 persona kanë mbetur të plagosur, por një prej tyre nuk ka mundur të mbijetojë e ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. 

Sipas të dhënave ka humbur jetën 59-vjeçarja S. Cena, ndërkohë 2 të plagosurit e tjerë janë në gjendje të rëndë dhe janë transportuar në Qendrën Spitalore të Traumës në Tiranë.

Policia po heton për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.