Kryeparlamentari Ilir Meta, në takimin me kreun e PD-së, që zgjati rreth 2 orë në hotel “Rogner”, kërkoi miratimin sa më të shpejtë të reformës në drejtësi duke theksuar se mbetet i hapur për dialog me opozitën. Pasi takimi përfundoi, Basha nuk pranoi të japë asnjë deklaratë për mediat, ndërsa kryetari i Kuvendit, në një konferencë për shtyp, dha detaje nga bisedimet e bëra.
“Në cilësinë e kryetarit të kuvendit zhvillova sot një takim me kreun e PD-së zotin Lulzim Basha. Sot në ditë pushimi dhe në ditë ditëlindje e falënderova për pranimin e ftesës. I shpreha ndjesën time zotit Basha për gabimin në kalendarin e punimeve. E sigurova për të garantuar një proces dhe procedurë parlamentare tërësisht legjitime dhe me integritet për miratimin e paketës së reformës në drejtësi. I shpreha zotit Basha kënaqësinë dhe vlerësimin tim për angazhimin e opozitës në procesin e hartimit të ndryshimeve kushtetuese dhe reformën në drejtësi”- deklaroi Meta.
Nga ana tjetër Meta pohoi se kryeopozitari Basha gjatë takimit shprehu angazhimin e opozitës për reformën, si dhe e njohu me problemet që shqetëson PD-në. Kryeparlamentari Meta theksoi se pika që ndante nga konsensusi ishte; zgjidhja e institucioneve të reja.
“Zoti Basha shprehu angazhimin e opozitës për miratimin sa më parë të reformës dhe më njohu me të njëjtë çështje parimore që ndan palët, atë të formulës së zgjedhjes së institucioneve beve të reja, e cila sipas opozitës duhet të behet me rekomandimin 88..Në cilësinë e Kuvendit të kuvendit mbeten i hapur për dialog që palët të arrijnë në konsensus.”, tha Meta.
Kryeparlamentari theksoi se në takimin me kreun e PD-së u njoh me një pretendim konkret, të cilin tha se do ta ndjekë më vëmendje.
“Besoj që me vullnet të mirë kemi të gjitha mundësitë që shumë shpejt të ecim me procedurat parlamentare në një mënyrë konsensuale. Për mua është shumë e rëndësishme të bëhen të gjitha përpjekjet në orët që vijnë në minutat që vijnë për t’i dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve, por edhe partnerëve ndërkombëtarë një reformë kushtetuese në drejtësi, e cila të garantojë standardet më të mira ndërkombëtare dhe të jetë një reformë që të ketë përkrahjen e të gjithë aktorëve . Eshtë e domosdoshme ta kurorëzojmë me sukses këtë reformë, për t’i dhënë një mundësi Shqipërisë për çeljen e negociatave.”- deklaroi Meta.
PYETJE NGA GAZETARËT
Ju është kërkuar nga zoti Basha ndonjë kusht sa i takon reformës zgjedhore?
Pas reagimit të PD me kalendarin e Kuvendit të enjten e kaluar, dhe qëllimi kryesor ka qenë garantimi i zotit Basha për të ecur para në një mënyrë demokratike. Kam dëgjuar nga zoti Basha dhe probleme të tjera, siç është ligji i dekriminalizimit, apo votimi elektronik dhe transparencë së zgjedhjeve. I kam bërë të qartë se ka mbështetjen e opozitës në vullnetin tim për të kontribuar në ligjin e dekriminalizimit dhe votimin elektronik. Nuk ka çështje të tjera parimore të padakordësuara që pengojnë vullnetin e opozitës për të dhënë konsensusin e saj.
Ju do të thoni se s’ka vota jashtë maxhorancës për reformën në drejtësi. A keni rakorduar me Zotin Rama për takimin?
Për këtë çështje parimore, maxhornaca është e hapur të ec me shpejtësi për procedurat e mëtejshme parlamentare. Qëndron apo jo për pretendimet e tyre, s’kam qenë pjesë e negociatave dhe s’jam pjesë e komisionit për këtë reformë. Duhet të kishim votuar këtë reformë me kohë, ndaj e kam thënë shpesh herë. Kam qenë i detyruar që të kërkoj një takim në nivelin më të lartë me opozitën, me Bashë. Para se të bëja publike ftesën, i kam telefonuar. Ideja ime ishte të takohesha me Bashën, Ramën, e përfaqësues të tjerë, dhe ndërkombëtar. Zoti Basha ka preferuar që takimi të ishte me mua si kryetar i Kuvendit. Ftoj të gjithë aktorët në minutat që kanë ngelur që të demonstrojnë transparencë dhe koherencë. Pasi për mua nuk është e rëndësishme se kush e ka fajin, por rëndësi ka që ky proces të realizohet në konsensus të plotë.
Ju paraqitet një kusht për zgjidhjen e ngërçit për reformën në drejtësi?
Nuk kam qenë i përfshirë në procesin e formulimit për reformën në drejtësi. P:ër këtë proces kam kërkuar githëpërfshirje dhe kam kërkuar se qendra e gravitet të konsensusit, i cili ngelet i vështirë për politikën tonë për shkak të kulturës së konfliktualalitetit. Jam shprehur qartë; pas opinionit final
AKUZAT E PAKOLËS PËR FUTJEN E KALENDARIT 3-JAVOR TË DRAFTIT PËR REFORMËN
“Integriteti nis që na procedura. Paloka doli në një deklaratë edhe akuzoi për çështje skandali. Në atë kohë unë isha duke fjet gjumë dhe jam habitur se çfarë kishte ndodhur në Kuvend, deri në një padi penale nga ana e selisë blu për Kuvendin. Më pas çështja u sqarua. Ndaj, integriteti nis që na procedurat.”, tha Meta.
Do i çoni një ftesë zotit Rama sa i takon diskutimit për këtë reformë, pasi nuk u arrit konsensus mes Bashës dhe kryeministrit?
Nuk jam këtu për të diskutuar brendësinë, por jam për të kontribuar që të arrimë një reformë konsensuale me cilësi dhe standarde që do i jap Shqipërisë një nxitje të madhe ndaj luftës kundër korrupsionit.
BASHA: PRANOJ NDESËN E METËS PËR INCIDENTIN me REFOMËN NE KALENDARIN E KUVENDIT
Në një deklaratë para mediave, kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se opozita ka qëndrim të pandryshuar dhe se është e vendosur që mos të bëjë asnjë kompromis për atë ashtuquajturën sipas tij të; kapjes së drejtësisë. “Me ftesë të këtij të Metës diskutuam për reformën. Ashtu sikur pata të hënën takimin me kryeministrin, shpjegova qëndrimin e PD që ngelet i pandryshuar. PD mbështet dhe ka mbështetur reformën në drejtësi që do të pastrojë drejtësinë dhe do ndëshkojë krimin. I vetmi kusht ka qenë; moskapja e sistemit të drejtësisë. A keni besim në një drejtësi ku institucionet e reja do drejtohen nga një palë politike? Besoni se qeveria do ndëshkojë ata që vjedhin apo bëjnë tendera të korruptuar? Ju ndjek dhe më ndiqni, pavarësisht se jeni socialiste apo demokrate, por i them jo këtij sistemi. PD është investuar të shmang kapjen e drejtësisë.”, tha Basha.





