3 kg heroinë janë sekuestruar në pikën kufitare të Kakavijës, ndërsa poseduesi u vu në pranga. Nga burime zyrtare të policisë së Gjirokastrës është bërë më dije se gjatë kontrollit me skaner në vijën e dytë, të mjetit tip Benz-Mercedes Vito, me targa AA 538 NM, me drejtues 39-vjeçarin Lulzim Bosnja, lindur dhe banues në Libofshë të Fierit u konstatua se në pjesën e kroskotit kishte disa pako të mbështjella me natriban, brenda të cilave kishte drogë.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe, pas kontrollit të imtësishëm të automjetit rezultoi se brenda kroskotit kishte 6 pako me peshë totale 3 kg heroinë.

Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafik ndërkombëtar i lëndëve narkotike.