Sot është një ditë shumë e rëndësishme për  kreun e opozitës Lulzim Basha, jo vetëm për faktin se u takua me kryeparlamentarin Ilir Meta, për të diskutuar për reformën në drejtësi, por  ai feston sot edhe 42 vjetorin e lindjes.

Kreut të Kuvendit Ilir Meta nuk i ka dalë nga mendja ky detaj dhe gjatë takimit që po zhvillohet në hotel “Rogner”  i ka dhuruar Bashës një buqetë me 42 trendafila blu, aq sa vjeç mbush kryeopozitari.