Kishte marrë 3 ditë leje nga burgu, por nuk kthehet brenda afatit. Begator Mustafa, i cili vuan dënimin në burgun e Drenovës në Korçë, duhet të kthehej më datë 10 në qeli, por nuk e ka bërë një gjë të tillë.
Dy ditë pas kalimit të afatit, ai është paraqitur në institucionin e vuajtjes së dënimit, duke u vetëdorëzuar .
29-vjeçari ndodhet në burg, pas vendimit që e shpalli atë fajtor për plagosje të rëndë me dashje.





