3 persona kanë gjetur vdekjen nga një shpërthim në një pallat në Milano e ndërsa dy fëmijë janë plagosur dhe janë dërguar në spital.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 9 të mëngjesit të sotëm, ndërkohë që shumë prej banorëve ndodheshin ende në shtëpi. Shpërthimi që dyshohet të ketë ardhur si pasojë e një rrjedhje gazi, ka bërë që pallati të shembet pjesërisht.
Nga shpërthimi është dëmtuar gjithashtu edhe një banesë tjetër afër vendit të ngjarjes.





