Një shtetas shqiptar është ndaluar nga policia greke, pasi gjatë kontrollit në pikën e kalimit kufitar në automjetin e tij është gjetur lëndë narkotike.
29-vjeçarit që tentonte të shkonte në Greqi, i janë gjetur të fshehura në makinë 40 pako me 22 kilogram marijuanë, 300 euro dhe 2 celularë.
Mjeti u ndalua në vendin e quajtur Kallpaq, pak kilometra nga dogana.
Ndërkohë, ditën e djeshme në Kostur u kapën nënë e bijë nga Greqia, të cilat kishin marrë në kufirin greko-shqiptar një sasi prej 5 kilogramësh marijuanë.





