Dy persona kanë tentuar të vrasin me thikë një 36-vjeçar, duke e qëlluar mbi 10 herë në trup.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orë 19.15, në lagjen “Skënder Libohova” në Lushnje.
Policia ka vënë në pranga Arjan Aliçon 53 vjeç, njëri prej autorëve, i cili rezulton edhe më parë i dënuar për vrasje, ndërsa shpalli në kërkim bashkëpunëtorin e tij Xh.A 24 gjithashtu i dënuar më parë për tentativë vrasje.
“Këta dy persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë tentuar të vrasin me thikë dhe sende të forta duke e goditur mbi 10 herë shtetasin J.S, 36 vjeç, banues në Karbunarë e Madhe”.
36-vjeçari aktualisht ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën, për shkak të plagëve të marra.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Vrasjes e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga Nenet 76, 22 dhe 25 të Kodit Penal.





