Një ngjarje makabre ka ndodhur në një familje në Meksikë. 11 anëtarë të saj janë masakruar në fshatin El Mirdor, ku ngjarjet e dhunshme janë të shpeshta.

Mes viktimave, 2 ishin fëmijë, 5 gra dhe 4 burra. Autoritetet bëjnë me dije se familja u vra në banesën e saj, ndërsa 2 fëmijë janë plagosur dhe janë dërguar në spital, raportojnë mediet ndërkombëtare.

Një zyrtar lokal tha se shkaku i vrasjeve mund të ketë qenë një konflikt fetar, pasi ata kishin mosmarrëveshje me banorët e një fshati fqinj, me popullsi kryesisht katolike. Vrasësit i detyruan t’i mblidhnin në shtëpi viktimat dhe më pas i kanë qëlluar për vdekje.