Një mbrëmje ndryshe kanë kaluar durrsakët mbrëmjen e sotme te zona e njohur si “Sfinksi”.

Nën ritmet e muzikës së luajtur nga një DJ, qytetarët kanë vallëzuar me njëri-tjetrin nën freskinë që të sjell bregdeti i Durrësit mbrëmjet e nxehta të këtij qershori.

Grupmosha të ndryshme kanë zgjedhur të dëfrehen në këtë mënyrë, pas hidhërimit që kaluan me humbjen e Shqipërisë në ndeshjen e parë të Euro 2016-s kundër Zvicrës.