Përpara se të jepej leja në sheshin para baskisë, një subjekti për organizimin e një panairi me birrë e qofte, bashkia e Durrësit i kish marrë masat paraprake për të gjithë tifozët e qytetarët që duan të ndjekin ndeshjet e Europianit e në veçanti Kombëtaren tonë.

Ylli Kapsalidhi, kryeinxhinier i Ndërmarrjes së Mirëmbajtjes së Rrugëve e Dekorit, deklaroi në një intervistë për “DurrësLajm” se të gjithë qytetarët e tifozët që duan t’i shmangen zhurmës përpara pallatit të kulturës, ndeshjet mund t’i shikojnë në monitorin e vendosur përpara bashkisë.

Mbi 200 karrige plastike do të vendosen në dispozicion të qytetarëve.

Vendosja e monitorit përpara bashkisë për të parë ndeshjet, duket se i hapi oreksin kompanisë private, e cila, edhe pse ishte gjobitur një vit më parë për thyerjen e pllakave të sheshit “Liria”, sërish e ushtroi aktivitetin në të njëjtin vend me leje të bashkisë.

K.H.