Për rezultatet e ndeshjes kryeministri Edi Rama, ka përdorur Twitter-in për të shprehur komentet e tij. 

Vigjilje drithëruese e të parës herë në histori që Shqipëria luan finalet. Cilido rezultati kjo është fantastike”. Kështu e përshkruan atmosferën në Lens pak para nisjes së ndeshjes Shqipëri¬-Zvicër kryeministri Edi Rama.

Në një postim në Twitter, Rama ka publikuar edhe një foto, teksa shprehet se cilido të jetë rezultati, është fantastike që Shqipëria luan në finalet e Europianit.

Teksa në një tjetër postim në rrjetet sociale kur Shqipëria kishte zbritur në fushë, Rama shkruan duke e shoqëruar edhe me një video nga stadiumi:

“Ndeshja e publikut është e fituar stadiumi është kuqezi në mbi 2/3¬at. Kombëtarja do të luajë si në shtëpi #ForcaShqiperia#ALB” 

Ndërkohë që së fundmi ai shton: “Gjynah vërtet te ikësh pa pike nga kjo ndeshje ku edhe me 10 vete kuqezinjtë meritonin te paktën barazimin #Respekt”, shkruan Rama.