Ndeshja e dytë e “Euro 2016”, Shqipëri-Zvicër, është kryefjalë e ditës së sotme për mbarë shqiptarët.

Përveç faktit që kjo ndeshje e bën 11 qershorin një ditë historike, pasi Shqipëria merr pjesë për herë të parë në një kampionat Evropian, interesante dhe emocionuese është edhe përballja e vëllezërve Xhaka të cilët “luftojnë” kundër njëri-tjetrit.

Por shumë personave mund t’u ketë lindur pyetja se për kë bëjnë tifo vallë prindërit e dy djemve të talentuar?

Siç duket, mamaja e tyre e ka gjetur zgjidhjen.

Disa foto të shkrepura tregojnë mamanë e dy vëllezërve, bluza e së cilës ka treguar se për kë bën tifozllëk ajo. As për Zvicrën, as për Shqipërinë, por për të dyja. Ajo mban të veshur një bluzë ku gjysma është flamuri kuq e zi, e pjesa tjetër flamuri zvicerian.