1 me 0 ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri – Zvicër në favor të zviceranëve.

Skuadra shqiptare ka mbetur me një lojtar më pak, pas largimit të kapitenit Lorik Cana, i cili pas kartonit të dytë të verdhë, automatikisht duhet të dilte nga loja.

45 minutat e dyta të kësaj ndeshjeje kaq të rëndësishme për shqiptarët, parashikohet të jenë të vështira, pasi skuadra e Shqipërisë do të ketë 10 lojtarë.

Megjithatë, loja e futbollit nuk parashikohet asnjëherë, gjithçka mund të përmbyset dhe rezultati të kalojë në favor të shqiptarëve.