Efektivët e Stacionit të Policisë Këlcyrë konstatuan dhe asgjësuan paraditen e sotme rreth 1476 bimë narkotike, në afërsi të fshatit Panarit, Këlcyrë.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Përmet për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.





