Dy vëllezër me mbiemrin Anxhellkoviç nga Zveçani, njëri student dhe tjetri nxënës i shkollës së mesme, janë plagosur rëndë me armë zjarri, ndërsa njëri prej tyre është në rrezik për jetën dhe është dërguar në spitalin e Kragujevcit, bën të ditur “KosovaPress”.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë pas mesnate para lokalit të njohur ‘Trebjesa’ në Zveçan. Dyshohet se incidentit i ka paraprirë një sherr mes disa të rinjve dhe viktimave.
Sipas burimeve, policia ka reaguar shpejt dhe ka arritur të arrestojë dy të dyshuarit kryesorë, shtetasit P.P. dhe Xh.S.





