Blutë e Komisariatit të Policisë nr. 2 në Tiranë kanë finalizuar operacionin e koduar “Skifteri”, duke vënë në pranga një hajdut që vidhte nëpër makina kasetofonë apo sende të tjera që mund të gjente brenda tyre.

Policia bën të ditur se u arrestua Elton Premçe, 38 vjeç, banues në Tiranë , i cili është dënuar më parë në Francë për vjedhje.

38-vjeçari është kapur në flagrancë duke vjedhur kasetofonin e mjetit tip "Volkswagen" në pronësi të shtetasit G. S.  

Policia ka dokumentuar një sërë vjedhjesh të ndodhura në juridiksione të ndryshme, ku ky shtetas dyshohet të jetë autor i mundshëm si më poshtë:

Më datë 09.06.2016, vjedhje e kasetofonit në mjetin tip "Smart" në pronësi të shtetases O. S.

Më datë 10.06.2016, vjedhje kasetofonit në mjetin tip "Smart" në pronësi të shtetases  A. S.

Më datë 29.03.2016, vjedhje e sendeve në brendësi të mjetit tip "Mercedes Benz" në pronësi të shtetases A. B. 

Më 29.03.2016, vjedhje e sendeve në brendësi të mjetit tip "Mercedes Benz" në pronësi të shtetasit F. Gj.

Më datë 14.05.2016, vjedhje e  kasetofonit në mjetin tip "Volkswagen" në pronësi të shtetasit Xh. N.

Më datë 17.05.2016, vjedhje e kasetofonit në mjetin tip "Opel" në pronësi të shtetases M. Q.