Pas rritjes së rasteve të vandalizmit dhe vjedhjeve të veprave metalike për të marrë bakrin, Bashkia e Athinës ka komunikuar se po përpiqet të mbrojë këto vepra nga grabitësit.

Nga 201 statuja që ndodhen në kryeqytet, 49 prej tyre që ndodhen kryesisht  në zona të ekspozuara ndaj vandalizmave, duhet të zëvendësohen me kopje, theksoi bashkia në një komunikatë. Shumica janë në qendër, si për shembull statujat që ndodhen në godinat neoklasike si akademia, biblioteka kombëtare dhe rektorati.

Në 25 maj, në këtë zonë, pesë buste prej bronxi që zbukuronin oborrin e qendrës kulturore komunale.