Marseja është përfshirë për të dytën ditë radhazi në episode dhune mes grupeve të tifozëve.
Huliganët anglezë, rusë dhe ata francezë janë përleshur mes tyre dhe me policinë këtë mbrëmje.
Dhuna ka nisur nga tifozët anglezë që e kishin kaluar pothuajse gjithë ditën duke pirë në pijetoren “Mbretëresha Viktoria” në rrethin Old Port, të cilët hodhën shishe ndaj policisë franceze.
Për shpërndarjen e tyre policia u detyrua të përdorë ndaj tyre gaz lotësjellës, shkopinj gome dhe granata tymuese.
Në kundërpërgjigje të anglezëve, tifozët rusë dhe ata vendas janë përleshur me to.
Të rinjtë e dehur nuk kursyen as grushtat, ndaj njëri-tjetrit.
Prindër me fëmijë u panë të largohen me shpejtësi nga skenat e dhunës.
Një një ditë më parë tifozët anglezë u përplasën fizikisht me qytetarët vendas. Ultrasit anglezë bërtitën në kor edhe fraza kundër Shtetit Islamik, veprim mjaft i kritikuar, pasi një e treta e popullsisë në Marsejë i përket besimit musliman.





