Një gropë gjigande është hapur papritur në qendër të kryeqytetit kanadez Otava, jo shumë larg parlamentit.
Shembja duket se është shkaktuar nga punimet për ndërtimin e një tuneli pranë një metroje. Fatmirësisht asnjë qytetar nuk është lënduar nga shembja e kësaj pjese të rrugës.
Për shkak të erës së rëndë të gazit që vjen nga gropa e madhe banorët e disa godinave përreth janë evakuuar.
E ndërkohë krybashkiaku Jim Ëatson ka inspektuar situatën e shkaktuar nga shembja në qendër të qytetit.





