Teuta u shkëput me 3 pikë nga Partizani i vendit të dytë, pas barazimit pa gola të të kuqve në derbin ndaj Tiranës.

Menjëherë sapo sfida sfida përfundoi, klubi durrsak postoi një foto të renditjes në faqen zyrtare, të bashkangjitur me festën e futbollistëve pas triumfit në Kamzë ndaj Kastriotit, duke “thumbuar” rivalët.

“Distancë sociale”, ishte mbishkrimi i Teutës, në foton e publikuar, e cila ishte shoqëruar edhe me një “emoji” që urdhëron heshtjen.Vlen të theksohet fakti se “Djemtë e Detit” të drejtuar nga Edi Martini, do të luajnë ditën e hënë në orën 17:00, “finalen” ndaj Partizanit, që pritet të përcaktojë fatet e sezonit për sa i përket titullit kampion.