Qeveria kroate me vendimin e saj të fundit do t’i dhurojë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut 10 mijë vaksina anti-Covid.

Nuk bëhet me dije se të cilës vaksinë janë dozat që do të dhurohen, ndërsa Kroacia përdor vetëm vaksina të miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), përkatësisht: AstraZeneca, Pfizer/BioNTech, Moderna dhe Johnson and Johnson.

Vendimi parashikon një dhurim 20.000 doza vaksine në total; 10.000 doza për Republikën e Shqipërisë dhe 10.000 doza për Republikën e Maqedonisë Veriore.

“Republika e Shqipërisë dhe Republika e Maqedonisë Veriore po përballen me pasojat e rënda të pandemisë COVID-19, presionit të madh mbi sistemin shëndetësor dhe mungesës së vaksinave. Vetë Komisioni Evropian ka identifikuar vendet në zonën tonë të afërt si një përparësi për ndihmën e vaksinave. Në këtë drejtim, Kroacia vazhdon të solidarizohet me vendet fqinje të saj Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Maqedonisë Veriore duke ofruar ndihmë humanitare në formën e vaksinave kundër COVID-19“, tha ministri Grlić Radman.