Bashkëshorti i 20-vjeçares që u masakrua nga grabitësit në Greqi, Charalambos Anagnostopoulos, ka folur sërish për mediat. 32-vjeçar ka treguar se nuk e dinte që bashkëshortja e tij ishte vrarë, por e kuptoi kur u lirua nga Policia.
“E kuptova që gruaja ime kishte vdekur kur policia erdhi dhe më la të lirë. Për fat të mirë, vajza ime është mirë. Kushdo që di diçka, jam i sigurt se do të ndihmojë.”
Ai tha se tha se Policia po vijon kërkime pë autorët ditë e natë, teksa thekson se ai po i ndihmon me sa ka në dorë.
’Për momentin ka 10-15-20 njerëz në rrugë dhe ata janë duke kërkuar. Ata punojnë nga mëngjesi deri në mbrëmje, tani që po flasim, për 3 ditët e fundit ne të gjithë kemi qenë së bashku, ata punojnë gjithë ditën, të gjithë natën, gjithë ditën. Unë e di këtë, ata janë në kontakt të vazhdueshëm me mua për aq kohë sa unë mund t’i ndihmoj, nëse ka dikush që mund t’i gjejë, këta fëmijë do t’i gjejnë”
Nga sa kanë hetuar deri më tani, autoritetet besojnë se autorët janë pjesë e një bande që kanë kryer edhe grabitje të tjera të dhunshme, raportojnë mediat në vend.
Ndërkohë, ata kanë krijuar një “listë të kuqe” me 100 të dyshuar, të gjithë grabitës-kriminelë të ardhur, por edhe me shtetësi greke të cilët janë liruar nga burgu dhe janë kthyer në ilegalitet.
Rezultatet e laboratorëve mjeko-ligjorë të Policisë Greke për gjurmët e ADN-së dhe gjurmëve të gishtërinjve do të përdoren për të identifikuar autorët Edhe rrobat e veshura nga viktima janë dërguar në forenzikë.





