Mbretëria e Bashkuar ka publikuar një listë me vendet që mund të konsiderohen me rrezik të lartë të pastrimit të parave dhe kontrolleve të financimit të terrorizmit. Në këtë listë, janë 21 vende përfshirë dhe Shqipërinë, duke u bërë vendi i vetëm në Ballkan që gjendet në atë listë.

Lista është miratuar nga të dy Dhomat e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar dhe hyri në fuqi në 26 Mars, 2021.

Vendet e tjera të renditura janë Gana, Botsvana, Burkina Faso, Kamboxhia, Republika Popullore Demokratike e Koresë, Pakistan, Iran, Mauritius, Marok, Mianmar, Nikaragua, Pakistan, Panama, Senegal, Siri, Uganda, Jemen dhe Zimbabve, mes tyre dhe Shqipëria.