Autoritetet shëndetësore në Itali kanë raportuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 7.852 persona të infektuar me COVID-19.

Sa i përket viktimave, janë regjistruar 262 humbje jete, ndërsa që prej fillimit të pandemisë janë shënuar 123.544 viktima.

Lajmi i mirë është që janë shpallur të shëruar 19.023 persona. Në total, që prej fillimit të pandemisë në Itali janë regjistruar 4.131.078 raste, ndërsa nga krahu tjetër, të shëruarit janë 3.655.112 persona.

Rastet aktive në vendin fqinj, janë 352.422, 11.437 më pak krahasuar me një ditë më parë.