Për shkak të trendit të favorshëm të situatës epidemiologjike në Malin e Zi, autoritetet kanë parë të arsyeshme që të hiqet ora policore. Kështu Mali i Zi do të kryejë një “eksperiment” duke hequr orën policore nga 12 maj deri më 20 maj, ndërsa më pas do të rivlerësojë situatën se si ka ecur trendi i infektimeve. Njoftimi është bërë nga ministria e Brendshme e Malit të Zi.

“Në territorin e Malit të Zi, ndalimi i lëvizjes, i cili ishte i vlefshëm nga mesnata deri në pesë të mëngjesit dhe ndalimi i trafikut ndërqytetas, i cili ishte në fuqi gjatë fundjavave, janë hequr plotësisht,” theksohet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Sa i përket muzikës në strukturat hoteliere masa lëviz për një orë dhe lejohet nga ora 19 deri në orën 22.

Autoritetet shëndetësore theksojnë se në rast të përkeqësimit të situatës epidemiologjike, ndalimet në trafikun ndërqytetas dhe kufizimi në kohë i lirisë së lëvizjes do të vendosen përsëri dhe pa vonesë.