Në 24 orët e fundit, në Greqi janë shënuar 3,197 raste të reja të personave të infektuar me koronavirus.
Bëhet me dije se kanë humbur jetën 52 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i personave që kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 11,141 viktima.
Ndërkohë që në intubim janë duke marrë trajtim 732 pacientë, 61, 7% prej të cilëve janë burra.





