Në axhendë është sfida e së enjtes me Kastriotin dhe Teuta vijon me përgatitjet rreth saj.Trajneri Edi Martini la 24 orë pushim të tijtë, pas fitores me Bylisin.

Pas fundjavës, dje ekipi rinisi stërvitjen me ushtrime të karakterit atletik dhe fizik, ndërsa më pas u punua me taktikën dhe goditjet standarte.

Mbrojtësi Renato Arapi, nuk ishte pjesë e grupit për shkak dëmtimi. Kapiteni pësoi një tërheqje të lehtë në pulpë në sfidën me Vllazninë dhe nuk është riaftësuar ende. Pjesa tjetër e skuadrës ishte në dispozicion të stafit teknik.